Gomonia dhe makina e mbytur në Vlorë, policia drejt zbardhjes së ngjarjes, identifikon autorët

Aktualitet

Policia e Vlorës ka identifikuar autorët e drogës së gjetur në një gomone të braktisur pranë Petroliferës në Vlorë.

Rreth një kilometër më larg policia pikasi ditën e djeshme edhe një makinë tip fuoristradë të mbytur në det.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve për "ABCNews", mjeti dyshohet se ka hyrë klandestin në vendin tonë. Autorët kishin braktisur në det gomonen jo shqiptare bashkë me drogën. Por burime të policisë së Vlorës thonë se janë identifikuar dhe po kërkohen. Në gomonen me mbishkrimin grek që u kap të hënën tek Petrolifera, u gjetën 630 kg kanabis, jo 500 siç edhe u fol në fillim.

Kurse tre të shoqëruarit pasi u morën në pyetje u lanë të lirë. Hetuesit kanë gjetur prova që lidhin gomonen me drogë, me makinën tip xhip e ngecur në det tek Plazhi i Vjetër.

Burimet thonë se makina futi në det gomonen, por në tentative për t’u kthyer mbrapsht mbeti në ujë. Ajo u gjet një km larg vendit ku ishte mjeti lundrues. Nga ana tjetër po verifikohet nga hyri gomonja me mbishkrimin grek, dhe pse dyshohet që ajo ka ardhur klandestin.

ME TE LEXUARAT