Goditet 1 nga grupet kriminale më të fuqishme, 8 në pranga

Aktualitet

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me FNSH dhe RENEA kanë zhvilluar një operacion masiv për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal mbrëmjen e sotme.

Mbrëmjen e sotme është finalizuar një operacion i drejtuar nga kreu i policisë Altin Qato dhe kryeprokurori i Elbasanit që ka çuar në pranga mbi 8 persona të këtij grupi. Policia ka sekuestruar mina me telekomandë dhe armë zjarri. Të arrestuarit janë nga Pogradeci dhe Gramshi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë infomacion zyrtar mbi një operacion të tillë. Sipas gazetarit, detaje të tjera pritet të dalin në vijim.

Kujtojmë se sot kryeprokurorja Arta Marku vizitoi Elbasanin ku nënvizoi se ky qytet rezulton pikë e nxehtë e grupeve kriminale tashmë të sofistikuara, dhe prezente në jetën publike të qytetit me anë të investimeve në tregun privat dhe punët publike.

ME TE LEXUARAT