Godet punonjësin e Ujësjellësit, Prokuroria e heton të riun në gjendje të lirë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë referimin e materialeve në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit  D.K., 24 vjeç banues  në fshatin Papër.

Proçedimi ndaj tij, filloi pasi më datë 30.01.2018 në rrugë, në fshatin Papër për shkak të detyrës dyshohet te ketë goditur punonjësin e ujësjellësit, shtetasin B.K., 59 vjeç banues në fshatin Papër.

Kliko per me shume info

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here