Gjyqi i Emiljano Shullazit, Krimet e Rënda thërrasin dëshmitar Sali Berishën

Gjykata për Krimet e Rënda thërret ish kryeministrin Sali Berisha dëshmitar në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit. Kërkesa ka ardhur nga avokatët e Shullazit të cilët po ashtu kërkuan edhe dëshmitë e Ardian Çipa ish kreu i krimeve të rënda dhe Marsida Musai bashkëshortja e një prej të akuzuarve Ylvi Beqaj.

Berisha do të thirret pasi ishte ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ai që deklaroi se ish kryeministri është personi që ka dijeni të plotë për kërcënimet e bëra ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Rektor Koni në kohën kur zhvillohej fushata për rector të Universitetit të Tiranës.

Kliko per me shume info

Kërkesa e avokatëve të Shullazit është pranuar këtë të martë në seancën e radhës dhe të martën e ardhshme pritet dëshmia e ish kryeministrit.

Bashke me te, pritet te deshmojne ne gjykate edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në policinë e Shtetit Ardian Çipa dhe shtetasja Marsida Musai.

Emri i Berishës në këtë çështje ka dalë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili teksa dëshmonte para Gjykatës së Krimeve të Rënda tha se personi që ka dijeni të plotë mbi kërcënimet ndaj dy profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, është Sali Berisha, pasi sipas Tahirit ky person ende pa filluar hetimet nga policia ka shkruar një status publik në profilin e tij në “FB”, duke denoncuar disa prej anëtarëve të këtij grupi se kishin kërcënuar dy profesorët e nderuar.

Berisha doli edhe në një konferencë për shtyp ku denoncoi përpara mediave Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit të tij se kishin kërcënuar me jetë kandidatin për Rektor Mynir Koni, me qëllim që ky i fundit të tërhiqej nga gara dhe atë në largim, Dhori Kule për mosdhënie mbështetje.

Pas kesaj i pandehuri Shullazi dhe avokatët e tij, të kërkojnë në gjykatë thirrjen si dëshmitar të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili do pyetet mbi rrethanat se si ishte vënë në dijeni të këtyre kërcënimeve dhe çfarë dinte mbi këto kërcënime të profesorëve. Gjykata ka pranuar këtë kërkesë të avokatëve dhe ka ftuar në seancën e të martës së ardhshme ish-kryeministrin Sali Berisha të paraqitet në gjyqin e Shullazit. Në seancën e radhës pritet të paraqitet në gjykatë si dëshmitar dhe Ardian Çipa, ish-kreu i Krimeve të Rënda dhe krimit të organizuar, sot drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve pranë Ministrisë së Brendshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.