Ministrja Gjonaj "jep llogari" për Seitin, çdo diskutohet tjetër në seancën e Kuvendit

Politikë

Dita e sotme në Kuvend pritet që të shoqërohet nga debate të forta për shkak se në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë me ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj.

Ajo është thërritur për sqarime nga ana e opozitës në lidhje me ekstradimin e Nazer Seitit në drejtim të Italisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në rendin e ditës do të përfshihet një "interpelancë urgjente me ministren e Drejtësisë, kërkuar nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së z. Edmond Spaho dhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së z. Petrit Vasili"- thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Po ashtu në rendin e ditës do të diskutohet edhe në lidhje me rishikimin e vendimit të Shqipërisë në OKB, kundër SHBA-ve.

Ndërsa një pikë tjetër e rendit të ditës është dhe votimi i listave për KLGJ-në dhe KLP-në.

ME TE LEXUARAT