Gjirokastër/ Pallati rrezikon të shembet, banorët në protestë: Duam të kthehemi, s’kemi ku të flejmë

Një pallat në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër është boshatisur pas rrezikut të shembjes nga rrëshqitja e dherave.

21 familje të pallatit shtatë katësh i janë bindur urdhrit për të braktisur shtëpitë dhe kanë shkuar të kalojnë natën te të afërmit apo në konviktin e shkollës pedagogjike.

Kliko per me shume info

Por pak minuta më parë banorët janë mbledhur në protestë, pasi duhet duan të kthehen në banesat e tyre. Banorët e pallatit kanë deklaruar se nuk kanë ku të flenë dhe kërkojnë zgjidhje të menjëhershme nga shteti.

“Nuk kemi ku të flemë, duam të kthehemi, fajtorin ta gjej shtetin sepse ne duam strehë”- janë shprehur banorët e pallatit.

Sakaq, pallati është i rrethuar nga forcat e policisë.

Situata nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave është e rëndë në qarkun e Gjirokastrës, ndaj kryebashkiakja Zamira Rami i ka kërkuar qeverisë të shpallë gjendjen emergjente në këtë zonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.