Gjirokastër, kapet pas dy orësh i burgosuri që u arratis nga gjykata

Aktualitet

Zgjati vetëm dy orë arratia e 24 vjeçarit që u arratis nga Gjykata e Apelit e Gjirokastrës. Policia ka bërë arrestimin e shtetasit Saimir Ahmeti ne zonen muzeale, ku dhe ishte fshehur.

I burgosuri shpëtoi nga duart e policisë rreth orës 12:00, pak minuta para se të niste procesi gjyqësor ndaj tij,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Saimir Ahmeti ishte arrestuar për llogari të komisariatit të Sarandës dhe kishte apeluar masën e sigurisë.

Para se të futej në gjyq mësohet se ka kërkuar që të shkonte në tualet dhe u ka kërkuar rojeve t'i hiqnin prangat

24 vjeçari i cili akuzohej për përndjekje të bashkëshortes së tij ka përfituar duke u arratisur për tu kapur më pas sërish nga policia.

ME TE LEXUARAT