Gjiko kërkon ndjesë për kapjen e peshkaqenit në Maldive

Pak ditë më parë lajmëruam se reperi i famshëm do të ndiqej penalisht për shkeljen e një ligji që mbron specie si peshkaqenët në Maldive.

Ai nxorri peshkaqenin e vogël nga uji duke bërë një video dhe një ‘selfie’ për t’i postuar në rrjetet sociale duke marrë një reagim shumë negativ nga publiku.

Kliko per me shume info

Qindra njerëz janë sulur në profilet e tij sociale duke i vënë në dukje krimin e bërë e duke i thënë se ai është një njeri që nuk ka ndjeshmëri kundrejt kafshëve.

Të huaj e shqiptarë e kanë ofenduar rëndë ndërsa stafi i resortit e ka futur atë në listën e zezë të mysafirëve duke mos e lejuar të rikthehet.

Pak orë më parë Gjiko ka publikuar një video në profilin e tij të Facebook-ut ku kërkon ndjesë për krimin që ka kryer.

“Dua të kërkoj falje nga zemra për veprimet e mia. Duhet të dini se unë e kam lëshuar menjëherë peshkaqenin në ujë. Isha në një ishull privat dhe nuk e kam ditur se ata janë specie të mbrojtura me ligj”- kanë qenë këto fjalët e reperit i cili ka shtuar se do të rikthehet në Maldive.

Ai e ka mbyllur videon e ndjesës së tij duke thënë se në Maldive do të punojë për rritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e peshkaqenëve në ekosistem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.