U dërgua me urgjencë në Gjermani, ja si është sot gjendja shëndetësore e Isa Mustafës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është mirë me shëndet dhe pritet që të kthehet shumë shpejt në Kosovë. Kështu ka thënë deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Tani t’iu them të drejtën, mund të jetë kureshtje e qytetarëve, ne kemi preferuar që të mos e bëjmë çështje publike se shëndeti është diçka që është e shenjtë dhe private. Është më mirë, ka progres shumë të madh në shëndetin e tij. Nuk është se Mustafa është tërhequr dhe ka qenë pasiv, është në kontakt të drejtpërdrejtë me anëtarët e Kryesisë”, u shpreh deputetja Bajrami.

LEXO EDHE:  Shkeli me këmbë flamurin kroat në Parlamentin serb, KE dënon rëndë Sheshel
Kliko per me shume info

Ajo ka thënë gjithashtu se Isa Mustafa edhe gjatë kohës sa është duke qëndruar në Gjermani për shërim ka qenë i informuar për çdo gjë brenda partisë së tij. Sipas saj, mungesa fizike e kreut të LDK-së nuk ka pasur ndikim negativ në këtë parti.

“Për çdo gjë ka një koordinim, në komunikim jemi sikur ta kishim në LDK. Presim që shumë shpejt të kthehet sepse shëndeti i tij është përmirësuar dukshëm. Gëzon shëndet të mirë, kryesia e ka mbajtur në kontakt dhe e ka informuar dhe për çdo gjë e kemi konsultuar. Nuk ka pasur asnjë zhvillim që shëndeti i Mustafës ka ndikuar, kemi pasur rrjedhë normale të aktiviteteve. LDK është më unike se kurrë, kemi grupin parlamentar më të fortë”, theksoi ajo.

LEXO EDHE:  Më shumë se 80 deputetë shqiptarë mbajnë armë!

Bajrami ka folur po ashtu për mundësinë e një mocioni të mosbesimit për qeverinë e Ramush Haradinajt.

“Ata kanë 61 numra, në fakt Kuvendi në mungesë të vullnetit të kryesisë dhe kryetarit Veseli ka mbajtur shumë pak seanca. Kemi qenë më shumë në pushim edhepse në Komisione punohet. Sigurisht që është qëllim i secilës parti opozitare, po para së gjithash është në të mirën e qytetarëve që kjo Qeveri të shkojë sa më parë. Nëse demarkacioni nuk kalon, po besoj që as vetë koalicioni qeverisës nuk ka arsyeshmëri që të qëndrojë. Në momentin që bëjmë numrat, do të bëjmë një gjë të tillë. Nuk besoj se është shumë vështirë për t’i bërë sepse na duhen shumë pak numra”, deklaroi deputetja e LDK Hykmete Bajrami. /klankosova

LEXO EDHE:  Shkeli me këmbë flamurin kroat në Parlamentin serb, KE dënon rëndë Sheshel

 

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here