Gjendet i vdekur në banesë 53 vjeçari në Tiranë, ja dyshimet e para të policisë

Kliko per me shume info

Një 53 vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën të cilën prej kohësh banonte me qira.

Burime zyrtare nga policia bëjnë më dije se shtetasi i identifikuar me inicialet H.GJ banues në Tiranë është gjetur i vdekur në banesë ditën e djeshme. Mësohet se 53 vjeçari ishte përdorues i rregullt i pijeve alkoolike, por ende nuk dihen shkaqet e kësaj vdekje tragjike, ndërkohë që materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Kliko per me shume info

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.02.2018, në rrugën “Violeta Manushi”, është gjetur i vdekur në banesën me qira të shtetasit SH.R, vjeç 55, banues në Tiranë, shtetasi H.GJ, vjeç 53, banues në Tiranë, i cili ka qenë përdorues i rregullt i pijeve alkoolike. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.