Gerta Heta rrëfën përiudhën më të vështirë të jetës së saj

Kliko per me shume info

E njohur si prezantuese në radio dhe televizion, këngëtare, kryeredaktore dhe autore programesh, Gerta Heta ka qenë e ftuar sot në programin e mëngjesit “Rreze dielli”.

Gerta dhe bashkëshorti i saj Matko Djarmati që i kanë përballuar të gjitha sfidat e vështira me të cilat jeta i ka vënë përballë, janë bekuar me dy vajza, Luna-n dhe Matean.

Kliko per me shume info

Gerta Heta ka kaluar një periudhë të vështirë disa vite më parë, por sot kur sheh që vajza e saj, Matea është si të gjithë fëmijët e tjerë, ndihet mirënjohëse… Moderatorja e njohur ka thënë në emision se ajo falenderon Zotin çdo mbrëmje. Vajza e saj e vogël ka qëndruar dy muaj në inkubator pas lindjes, por tani është si të gjithë fëmijët e tjerë.

Ndërkohë motra e saj e madhe, Luna, e cila fillimisht ishte shumë xheloze për vëmendjen që ia mori Matea, është mësuar me idenë që ka dhe një motër. Gerta është pyetur edhe për nëse po mendon për një fëmijë të tretë. Ajo ka thënë që nuk e mendon më atë gjë, pas përvojës së fundit, por bashkëshorti i saj e do një djalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.