Gazetarja: Si ra policia në gjurmët e vrasësit grek/ Çfarë u tha Devi Kasmi të afërmve para se ta vrisnin

Gazetarja Klodiana Lala thotë se informacioni që të afërmit e Devi Kasmit, të ekzekutuar disa ditë më parë në Tiranë, i kanë dhënë policisë mund të ketë çuar në identifikimin dhe zbulimin e vrasësit grek me pagesë dhe grupit të strukturuar kriminal.

Në studion e “News24” Lala tha se Devi Kasmi kishte patur konflikt me një person që fliste në gjuhë të huaj, ishte i gjatë dhe mbante mjekër. Prokuroria gjithashtu dyshon te roli që ka patur shoku i Devi Kasmit, Mario Meshini i cili ishte në vendngjarje.

Kliko per me shume info

“Të afërmit e Devi Kasmit kanë informuar policinë se ka patur një konflikt me një person që nuk ishte shqiptar. Dyshimet u përforcuan kur i thanë që personi që ishte konfliktuar viktima ishte një person i gjatë, mbante mjekër dhe fliste gjuhë të huaj.

Devi Kasmi ishte pjesë e një prej grupeve më të fuqishme në Tiranë. Nuk ishte e lehtë t’i afroheshe atij. Prandaj është përdorur një shtetas i huaj që mund të ikte pa lënë gjurmë.

Por çfarë ka ndodhur, shtetasi grek Eftimios Eftimiu ka hyrë në Shqipëri rreth dy muaj më parë. Policia dhe prokuroria pretendon se shtetasi grek ka marrë para për ta kryer vrasjen. Nisur edhe nga shuma e parave që iu gjet në makinë dhe në shtëpi.

Krerët e grupit kriminal dhe shtetasi grek kanë patur njohje. Por hetimet janë vetëm në 72 orët e para. Prokurori Artan Lulo ka ngritur një dyshim që Mario Meshini mund të ketë qenë i armatosur në vendndngjarje. Nëse ka qëlluar, nëse ka qenë i armatosur mbetet për t’u parë”, u shpreh Lala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here