Gazetarja godet frontalisht Fevziun: S`më trembin audiencat e paguara

Kliko per me shume info

Konkurrenca televizive duket se në disa ditë të javës është e fortë, pasi në disa televizione transmetohen në të njëjtën fashë orari programe të cilat kanë interes të lartë për publikun.

Një javë më parë, Blendi Fevziu në një intervistë të dhënë për Panorama Plus, i pyetur nëse i trembet konkurrencës së ditës së enjte, u shpreh se e vetmja frikë që ka lidhur me konkurrencën, është një telenovelë turke që transmetohet në Klan Plus.

Kliko per me shume info

Ndërkohë nga ana tjetër, gazetarja Eni Vasili ka qenë e intervistuara e kësaj të shtune në Panorama Plus, dhe e pyetur nëse i trembet kësaj telenovele sa i takon konkurrencës, tani që edhe ajo do të jetë në transmetim ditën e enjte, ajo është përgjigjur:

“Studio e hapur” është një program që konkurron mbi të gjitha me vetveten, duke qëndruar fanatike e misionit të gazetarit. Gjithçka tjetër është telenovelë turke, që vazhdon prej 20 vitesh. Kurbat e paguara të audiencës që vendosen nëpër tavolina kafenesh apo portale të ndryshme, nuk më shqetësojnë apo kompleksojnë”.

Me tej Eni ka dhënë edhe tre arsye se përse publiku duket të zgjedhë “Studio e Hapur”:

“Paanësi, vërtetësi dhe shërbim i sinqertë e profesional ndaj të mirës së përbashkët”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.