Gazetari serb nxjerr foton: Ky njeri e vrau Oliver Ivanovicin

Gazetari serb, Stefan Cvetkoviq , gjatë një konference për media të organizuar nga Shoqata e Gazetarëve në Serbi me temën ‘Cila është kostoja e likuidimit në veri të Kosovës’ bëri të ditura disa detaje lidhur me vrasjen e liderit të iniciativës serbe në Kosovë ‘Liri,demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq.

Cvetkoviq ka pretenduar se e di se kush e ka vrarë Ivanoviqin.

Kliko per me shume info

Ai me këtë rast ka paraqitur tri fotografi, sipas tij, të të dyshuarit për vrasjen, të një polici të veshur në uniformën e Policisë së Kosovës dhe të një personi të tretë duke biseduar në telefon në vendin e ngjarjes.

Teksa për këta dy të fundit thotë se mund të jenë të lidhur me vrasjen e Ivanoviqit, të ndodhur mëngjesin e 16 janarit.

Ndër të tjerash gazetari në fjalë ka deklaruar se janë dhënë 40 mijë euro për vrasjen e Ivanoviqit.

Madje gazetari Cvetkoviq ka thënë se gjatë hulumtimit të tyre kishin siguruar qasje edhe në kamerat e qytetarëve privat në këtë zonë.

Lidhur me gjithë këtë, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë në veri të Mitrovicës, Besim Hoti, i cili ka deklaruar se janë të informuar lidhur me gjitha potencimet e gazetarit serb por që deri më tani nuk është arrestuar ende askush për vrasjen e Ivanoviqit.

“Nuk është arrestuar ende askush. Hetimet janë duke u bërë me intensitet dhe çdo pretendim i mundshëm do të jetë pjesë e hetimeve nga Grupi Punues. Normalisht kemi parë edhe raportimin e gazetarit serb, ku përmend edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës që kanë qenë në vend të ngjarjes. Ata kanë qenë në vend-ngjarje, ata kanë qenë në vendshikimin e rastit. Janë të Kosovës te sektorit të hetimeve dhe sigurisht aty janë takuar në vend të ngjarjes pas rastit kur e kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes bashkë me Njësitet Policore”, ka thënë Hoti.

Sipas tij të gjitha pretendimet do të jenë pjesë e hetimeve.

“Të gjitha pretendimet sigurisht se do t’i hetojmë. Do t’i shikojmë mundësitë por kemi bërë apel nga të gjithë qytetarët që çfarëdo informacioni që kanë ta adresojnë tek Policia e Kosovës dhe çfarëdo që flitet e përflitet do të jetë pjesë e hetimeve”, ka përfunduar Hoti për Indeksonline.

Ivanoviq është vrarë me armë zjarri mëngjesin e 16 janarit, afër selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës. Policia e Kosovës gjatë hetimeve të zhvilluara ka arritur të gjejë veturën që dyshohet se i përket të dyshuarve që vranë atë, por që aktualisht ende asnjë person nuk është identifikuar si i dyshuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here