Gazetari i kërkon që konferenca të transmetohet në maqedonisht, politikani shqiptar e lë "me gojë hapur"

Soft

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Zijadin Sela në konferencën e sotme me gazetarë pas takimit me kreun e Lëvizjes BESA, Afrim Gashi i ka dhënë një përgjigje befasuese një gazetari maqedonas.

Kur gazetari kërkoi që “konferenca e mbajtur” të transmetohet edhe në gjuhën maqedonase, Zijadin Sela i parashtroi një pyetje gazetarit maqedonas: “Ende nuk keni punësuar përkthyes në televizionin tuaj”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sela megjithatë për hir të korrektësisë i është përgjigjur pyetjeve të gjithë gazetarëve duke vënë

theksin në unifikimin dhe bashkëveprimin opozitar për të sfiduar BDI-në në zgjedhjet e ardhshme

parlamentare, raporton Ina.

ME TE LEXUARAT