Gazeta greke: Vrasja e Devi Kasmit u bë me urdhër nga burgu në Greqi

Detaje të rëndësishme lidhur me ekzekutimin e Devi Kasmit në kryeqytetin shqiptar, janë bërë publike nga mediat greke. Gazeta e njohur “Kathimerini”, shkruan duke cituar një burim të policisë se Efthimios Efthimios është porositur nga një i dënuar shqiptar në një burg të Greqisë për të vrarë 42-vjeçarin në Tiranë. E përditshmja aludon se ky krim mund të lidhet me mosmarrëveshje të mundshme lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.

“Kathimerini” shkruan edhe për seancën të zhvilluar të hënën në Gjykatën e Tiranës, ku bën me dije se ish-agjenti i forcave speciale greke Efthimios pretendon se është i pafajshëm dhe ka kërkuar të paguajë 10 mijë euro për lirimin me kusht. Por kjo kërkesë nuk është kërkuar nga prokuroria. Atij iu caktua masa e “arrestit me burg”.

Kliko per me shume info

“Përveç ish-policit, tre shtetas të tjerë shqiptarë u arrestuan për të njëjtin rast, ndërsa një arrestim i katërt u kërkua”, thekson gazeta greke. Kathimerini shkruan se sipas aktakuzës, ish-polici grek mori pjesë në grupin kriminal, i cili më 29 janar vrau Devi Kasmin, në një ekzekutim ku ishte i punësuar si “vrasës me pagesë”. Ai u arrestua të premten në një banesë jashtë Tiranës, ku oficerët e policisë gjetën armë dhe municion.

Në pronën e tij u gjetën 2 mijë euro, një telefon celular, si dhe një pasaportë dhe patentë greke. Duke cituar mediat shqiptare, gazeta gerke nënvizon se gjatë kontrollit të banesës së Kasmit, pas vrasjes, është zbuluar dhe sekuestrua një sasi e madhe e kokainës.

Ndërkohë, të hënën, mediat greke zbuluan detaje të tjera lidhur me autorin e dyshuar të kësaj vrasjese, Efthimios Efthimios. “To Vima” bëri me dije të shkuarën kriminale të 43-vjeçarit, i cili ka shërbyer për dy dekada si pjestar i forcave speciale greke. Efthimios ishte ndaluar disa herë në vendin fqinj dhe ishte dënuar me 4 vite burg.

Por ai ishte lënë i lirë pasi një person dëshmoi se 43-vjeçari e posedonte drogën për përdorim personal. Sipas gazetës “To Vima”, Efthimios i cili banonte në një fshat malor të Artës, pas lirimit nga burgu kishte ardhur në Shqipëri ku dhe kishte krijuar lidhje me banda kriminale./abcnews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here