Garda i kthehet ashpër Berishës: Trego respekt!

Politikë

Ish-Kryeministri Berisha sot në Kuvend ka bërë disa deklarata se një numër gardistësh ruajnë kryeministrin Rama.

Pikërisht për këtë ka reaguar edhe Garda e Republikës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një deklaratë për mediat Garda shkruan se pas deklaratave të tij në bazë të verifikimeve të bëra prej institucionit, rezulton foto e publikuar nga Berisha nuk ka lidhje me Gardën e Republikës.

Deklarata e plotë:

REAGIM I GARDËS SË REPUBLIKËS

Garda e Republikës shpreh keqardhjen më të thellë për një sulm publik kundër saj, i cili cënon imazhin, integritetin dhe dinjitetin e kësaj trupe në shërbim të autoriteteve shtetërore e të garantimit të sigurisë së aktiviteteve të tyre.

Ky institucion që qysh prej krijimit të vet e kryen veprimtarinë në kushte jo të lehta, ndjehet edhe më i keqardhur për faktin se është sulmuar përsëri publikisht, nga një ish-kryeministër, të cilit i ka shërbyer dhe vazhdon t’i shërbejë me përkushtimin më të plotë.

Sqarojmë opinionin publik dhe vetë shkelqësinë e tij, zotin Sali Berisha, se fotoja e propaganduar sot prej tij në Kuvendin e Shqipërisë, si pjesë e veprimtarisë së Gardës së Republikës, nuk ka asnjë lidhje me Gardën e Republikës dhe as me zonën e banimit e kryeministrit aktual të Shqipërisë. Po ashtu personat në foto nuk janë punonjës të Gardës së Republikës.

Në bazë të verifikimeve të bëra prej institucionit tonë, rezulton se jo vetëm kjo foto nuk ka lidhje me Gardën e Republikës, po nuk ka lidhje as me Shqipërinë. Fotoja është bërë në një province të Italisë dhe institucioni ynë disponon edhe gjeneralitetet e personave në foto, të cilët janë emigrantë shqiptarë në Itali.

Duke i kërkuar publikuesit dhe komentuesit të fotos, shkëlqesisë së tij zotit Sali Berisha, që të tregoje respekt për Gardën e Republikës dhe të mos e përfshijë këtë institucion në vorbullën e luftës politike, mbetemi në dispozicion të zotërisë për çdo verifikim të nevojshëm përpara sesa të bëhemi objekt i sulmeve politike mbi bazë shpifjesh.

ME TE LEXUARAT