Furgoni me 15 persona mbetet në ujë në ZallBastar, ndërhyjnë ushtarët të shpëtojnë pasagjerët

Aktualitet

15 persona që udhëtonin me një furgon linje në ZallBastar janë përfshirë nga rrjedha e ujit, ndërkohë që dukej se nuk kishte asnjë mundësi për shoferin të nxirrte furgonin që e kish marrë rrjedha e ujit.

Vetë pasagjerët kanë kërkuar ndihmë dhe kanë qenë kamionët e ushtrisë dhe forcat e armatosura që kanë bërë të mundur shpëtimin e njerëzve, marrjen e tyre nga furgoni dhe dërguarjen në destinacion. Po punohet ndërkohë për të nxjerrë furgonin nga uji.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lajmin dhe fotot i jep ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka që falenderon Forcat e Armatosura për punën e bërë për shpëtimin e 15 personave nga rrjedha e lumit.

ME TE LEXUARAT