Vlorë, fouristrada gjendet e zhytur në det, ja për çfarë dyshohet

Një fouristradë tip “Jeep”, me traga të huaja është gjetur e zhytur nën ujë në bregdetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se mjeti është me targa italiane, BG 643 GX. Ai është gjetur i zhytur në det, në zonën e plazhit të vjetër.

Nuk dihet arsyeja përse makina ka përfunduar në ujë, ndërsa dyshimet e para të policisë janë se mund të jetë përdorur për të tërhequr ndonjë gomone apo skaf.

Kliko per me shume info

Gjithashtu po hetohet nëse ka përfunduar aty aksidentalisht. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të policisë së Vlorës, asaj kufitare dhe Delta Forcë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here