FOTO/ Përplasen dy makina në Elbasan, “Fuoristrada” bëhet copë

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aktin rrugon Elbasan-ish-Kombinati Metalurgjik. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit.

Në aksident janë përfshirë një “Fuoristradë” dhe një “Renault”. Përplasja ka qenë e fortë dhe fuoristrada ka pësuar dëmtime të mëdha.

Kliko per me shume info

Ende nuk dihet rrethanat e aksidentit, ndërsa policia e mbërrtiur në vendngjarje ka nisur punën për zbadhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 05.02.2018 në fshatin Bradashesh janë përplasur dy mjete.

Mjeti me targa AA864NB është përplasur me mjetin me targa AA153ES drejtuar nga shtetasi A.Ç., 28 vjeç banues në fshatin Vidhas.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit me targa AA 864 NB dhe pasagjeri që ndodhej në këtë mjet.

Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.