Frikë nga sëmundjet kancerogjene, banorët i frikësohen vdekjeve të shumta

Aktualitet

Ndoshta është një koincidencë por vitet e fundit shumë banorëve të zonës pran ish-Uzinës si Baterive në qytetin e Gramshit, janë prekur nga kanceri dhe disa prej tyre kanë humbur edhe jetën.

Ndoshta nuk ka vend për panik, por duhet një studim i mirfilltë nga institucionet shëndetësore dhe mjedisore për mjedisin përreth zonës dhe për shëndetin e banorëve përreth.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqetësimi që banorët e qytetit të Gramshit kanë ngritur është se duke ditur historinë e uzinës Banoret e qytetit te Gramshit kane frike nga ish-fabrika e baterive, nje nder instalimet e ngritura ne kohën e diktaturës qe prodhonte bateri kryesisht per mjetet ushtarake. Pas viteve '90, ashtu si mjaft uzina dhe fabrika te tjera ne vend, edhe fabrika e baterive ne Gramsh pushoi se funksionuari.

Me kalimin e viteve ndertesat jane amortizuar dhe aktualisht aspak te sigurta. Per shkak te veprimit te agjentëve atmosferike dhe shpërbërjes natyrore, lenda e pare per prodhimin e baterive përbën rrezik per helmimin e banorëve dhe gjallesave përreth zones.

Sipas ish-punëtorëve, brenda magazinave ndodhen sasi te medha te acidit sulfurik i cili ka hyre ne reaksion me elemente te tjerë. Edhe oksidi i bakrit është një helm tepër i fuqishëm qe ndodhet brenda dhe përreth fabrikës. Mjediset ku ndodhen keto mbetje toksike jane te i paruajtura dhe brenda tyre mund te hysh me lehtësi. Mjaft fëmijë te lagjes përreth lozin si ne shtëpinë e tyre. Edhe banore te periferisë ushqejne bagëtitë pa e kuptuar rrezikun qe u kanoset.

Por amortizimi i godinave dhe veprimi i agjentëve atmosferike, për vet faktin se çfarë bie jashtë futet brenda dhe uji i përzierë me helme mund te provokoje helmime masive. Uji derdhet ne lumin Devoll duke i dhene permasa edhe me te gjera gjeografike ketij rreziku. Vete banoret shprehen mjaft te shqetesuar dhe kerkojne marrjen e masave te menjehershme. Per gjendjen e krijuar eshte ne dijeni pushteti vendor.

Por bashkia dhe njësitë vendore kane bere te ditur se nuk kane ne dispozicion fonde te mjaftueshme per te stabilizuar gjendjen. Banoret dhe pushteti lokal ne Gramsh i kane kërkuar strukturave pergjegjese qe te largojnë sa me pare mbetjet toksike ne këtë vend. Por deri tani askush nuk ka marre masa edhe pse ky shqetësim është ngritur herë pas here.

ME TE LEXUARAT