Flasin fqinjët e biznesmenit që u vra në Tiranë: S'dëgjuam të shtëna. Si e njihnim 64-vjeçarin

Aktualitet

Fqinjët e biznesmenit të vrarë dje me armë zjarri në Tiranë kanë thënë se 64-vjecari nuk njihej si person problematik.

Fqinji i Memli (Afrim) Begalla, Selami Maho thotë se ai ishte njeri i mirë dhe për herë të fundit e ka parë dje teksa rregullonte makinën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Për herë të fundit e pashë dje Memli Begallin po rregullonte makinën, poshtë ballkonit tim. Ishte prind i dy djemve dhe familjar i rregullt. Nuk dëgjova krisma kur ndodhi ngjarja.

Vrasjen e mësova kur erdhi policia dhe rrethoi oborrin. Nuk dëgjova as për ndonjë zënkë në oborr”- thotë fqinji i biznesmenit të ekzekutuar në garazhdion e pallatit ku jetonte në zonën e ish Bllokut, në rrugën ‘Nikolla Tupe’.

64-vjecari ishte duke hipur në makinën e tij kur është qëlluar për vdekje me armë me silenciator nga disa persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë tip ‘BMW’ e zezë, ndërsa më pas janë larguar. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona./BW/

 

ME TE LEXUARAT