VIDEO/ Fotografia në iPadin e Berishës që shkaktoi të qeshura në Parlament

Ish-kryeministri Berisha ka bërë për të qeshur deputetët në sallën e parlamentit me një foto-montazh në iPadin e tij.

Teksa Rama fliste nga foltorja, Berisha tregoi fotomontazhin ku ishte kryeministri.

Kliko per me shume info

Edi Rama: O Sali kujdes se do të marrin do të filmojnë edhe kush e di ç’a po të del dhe ty, të lutem. Kujdes, aman të keqen.

Të qeshura në sallë…

Edi Rama: Kujdes se ti je dhe i çuditshëm, ti ku s’futesh. Kujdes se ka kamera atje! Aman se na morët fytyrën dhe ne të tjerëve, të lutem. Mos na i hap këto muhabete. Ule atë (i referohet iPadit). Fotografinë time në rregull.

Të qeshura në sallë…

Edi Rama: Unë nuk të them kot…

Të folura pa mikrofon nga deputetët e mazhorancës…

Edi Rama: Të lutem bashkohu me aktorët se ti mund të flasësh në emër të Agron Llakajt, se Agroni ka punë, ti bashkohu me ata të papunët dhe fol në emër të Agron Llakajt. Atë pune, vazhdo, vetëm kujdes ata lart.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.