Flet grimieri i Kim Kardashian: Çfarë më tha kur i bëra grimin për herë të parë

Kliko per me shume info

Grimieri i famshëm shqiptar Mario, i cili grimon gratë më të famshme në botë, ndër to edhe Kim Kardashian ishte sot i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan.

Mario tregoi se përpara se të punonte për familjen Kardashian ai ka punuar në Fox News ku edhe u bë i njohur si grimier.
Mamaqi: Përpara se të njiheshe me Kim Kardashian punoje për Fox Neës?

Kliko per me shume info

Mario: Po kam punuar për Fox News, por kam patur shumë punë gjithë kohën në Neë York.

Mamaqi: Aty punoje për shumë vipa dhe pastaj u bëre i njohur?

Mario: Po, po.

Mamaqi: E mban mend herën e parë që i ke bërë grimin Kim Kardashian? Çfarë të tha?

Mario: Më tha sa bukur Mario.

Mamaqi: Fakti që ajo foli shqip ishte një xhest shumë i mirë. Sa mirë që e bëre. Unë di që ti dhe Kim keni qenë të parët që bëtë lojën e konturit.

Mario: Po, konturi është si të bësh “photoshop live”.

Mamaqi: Pra ti je babai i konturit?

Mario: Ashtu thonë.

Mamaqi: Kur shikon rrugës njerëz që e kanë bërë konturin keq të vjen t’i kapësh dhe ti “mbysësh”?

Mario: Jo kur nuk jam në punë nuk e çaj b***ën.
Gjatë emisionit Mario rrëfeu po ashtu se profesionin si grimier e ka nisur në moshën 17-vjeçare. Ai tha se pasi përfundoi gjimnazin nisi të shiste produkte për marka të njohura kozmetike dhe aty vuri re se i pëlqente të grimonte./tvklan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.