Flet Floriana Garo, emocionet e shtatzënisë dhe detajet e emrit

Kliko per me shume info

Moderatorja e njohur shqiptare, Floriana Garo, sot ishte e ftuara speciale e emisionit “Chaud Patate”, ku foli për emocionet që po përjetonte gjatë shtatzënisë së saj.

“E kisha të vështirë të përshtatesha, por ishte një përshtatje e bukur, sepse kam qenë e zënë me punë, mësimin e gjuhës, njohjen e njerëzve të rinj dhe çdo gjëje që më rrethon.”, tha Floriana.

Kliko per me shume info

Moderatorja rrëfeu se e ka përzgjedhur emrin e vajzës, por nuk dëshiron ta bëjë publik për momentin.

“Kam menduar dhe emrin e kam zgjedhur unë, por do ta lë surprizë kur të lindi. Nuk është emër tamam shqiptar, por ka tingëllim shqiptar dhe që mund të interpretohet në gjuhë të ndryshme. Nuk kemi bërë listë me emra. Një ditë po kërkoja emra në internet dhe ngela te ky emër.

Pasi i zbulova mirë domethënien, pasi për mua ishte e rëndësishme një domethënie, e vendosëm. Ndërsa për dhomën, me thënë të drejtën nuk e kam bërë gati plotësisht, por kam idenë se si fillim do ta mbaj afër meje. Jam shumë shqiptare për këtë gjë”, tregoi Floriana.

Ish-misi zbuloi ndër të tjera se bashkëshorti i saj ka karakteristikat e një mashkulli shqiptar dhe donte që bebja të ishte djalë dhe jo vajzë.

“E donte djalë dhe ai, se është tipik shqiptar në disa gjëra. E donte djalë sepse meshkujt e kanë këtë që duan që me djalin e tyre të bëjnë ato aktivitetet mashkullore, por tani po e përjeton faktin që do të bëhet me vajzë. Pyet gjithmonë: Si ka qenë goca? Ka lëvizur?”, tha moderatorja.Ndër të tjera Floriana zbuloi se po kalon një shtatzëni të mbarë dhe duke qeshur zbuloi se komunikon me vajzën e saj.

“Me thënë të drejtën nuk jam kujdesur dhe aq shumë. Ka momente që dhe i flas, por me duket pak e çuditshme. Ndonjëherë i them, kur kam pasur ndonjë problem hormonal ose me lëkurën: E po, po e mërzit mamin kështu.”, tha duke qeshur Floriana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.