Flamuri kuq e zi apo flamuri blu, kë zgjedhin kosovarët si flamur kombëtar

Aktualitet

Në një video të filmuar në nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, televizioni TRT ka zgjedhur të intervistojë qytetarët e rastësishëm në rrugët e shtetit më të ri të Europës duke i pyetur se kë nga dy flamurët do të zgjedhin si flamur të shtetit të tyre, atë kuq e zi apo atë blu.

Thuajse të gjithë të intervistuarit zgjodhën flamurin kuq e zi si flamurin e qytetarëve të Kosovës, kurse atë blu e kanë konsideruar si simbol që i përfaqëson si shtet në arenën ndërkombëtare. E ndërsa pyeteshin për arsyet se përse zgjodhën flamurin kuq e zi, ata arsyetuan se nëse do të kishin mundësi vendimmarrje mbi këtë çështje i kuqi do të përfaqësonte gjakun që është derdhur për liri, për të pasur flamurin zyrtar të Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kosova ka një popullsi prej 95% shqiptare kryesisht të besimit islam, 3% serbe dhe 2% janë kombe të tjera.

ME TE LEXUARAT