Fjalët rrëqethëse pas aksidentit ku u shua një familje: O nusja e vllaut tem, Zoti të dhaft...

Aktualitet

Edmond Preka dhe tre fëmijët e tij humbën jetën tragjikisht pak ditë më parë në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në Velipojë.

Makina ku ai udhëtonte me familjen u përplas me një tjetër automjet duke rezultuar fatal për 4 anëtarët e familjes. Por gruaja, që ndodhej në makinë me ta, është ende gjallë dhe ndodhet e shtruar në spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes dhimbjeve të plagëve të marra nga aksidenti, Evisa Preka, ende nuk është njohur me lajmin e kobshëm, dhe kërkesa e saj për mjekët është që të kujdesen për familjarët e saj, duke menduar se bashkëshorti dhe fëmijët janë gjallë. Familjarët kanë zgjedhur t’ia fshehin këtë lajm të tmerrshëm derisa gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet.

Por kunata e Evisës ka ndarë një postim mjaft prekës në rrjetin social Facebook.

Pas humbi vëllanë, dy mbesat dhe nipin, ajo i shkruan me një dhimbje të papërshkrueshme kunatës së saj, të cilës nuk gjejnë forcë për t’i treguar për ngjarjen e rëndë.

“O nusja e vllaut tem zoti të dhaft forcë me përballu humbjen e familjes tane. Ti past Krishti në parriz”, – ka shkruar ajo.

Edmondi dhe tre fëmiëjt e tij të mitur, Noemi, Ajseli dhe Rajani humbën jetën, duke mbijetuar vetëm mamaja, Evisa. Dje i është dhënë lamtumira edhe Noemit të vogël, e cila pas një jave në koma u nda dy ditë më parë nga jeta, duke thelluar akoma edhe më shumë tragjedinë

\

ME TE LEXUARAT