Firmoset kontrata, ish-ministri: Duam rrugën e Arbrit, jo lavde politike

Paraditen e sotme, ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri ka firmosur kontratën për ndërtimin e rrugës së Arbrit. Ndërtimin do ta bëjë një firmë shqiptare, e cila do të likuidohet nga shteti brenda 13 vitesh për të gjithë investimin që do bëhet.

Për këtë çështje, mesditën e sotme ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili ka kërkuar ndërtimin e rrugës, e jo lavde e fjalë politike.

Kliko per me shume info

‘I uroj seriozisht sukses kompanisë që ka marrë me koncension ndërtimin e rrugës së Arbrit! Është me rëndësi ndërtimi i asaj rruge dhe lidhja e Dibrës me Tiranën! Nuk na duhen më lavde politike, por rruga. Politika nuk i lan dot mëkatet ndaj Dibrës. Ndaj uroj të bëhet ajo rrugë!’, shkruan Manjani në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.