Fino ironi me Dukën: Premton se do bëjë ato që s’i bëri për 16 vite

Bashkim Fino kërkon votën e anëtarëve të Asamblesë për t’u zgjedhur President i FSHF-së. Fino premtoi se nëse zgjidhet Presidenti FSHF-së do ndërtojë 5 stadiume sipas standardeve europiane si dhe dyfishim të të ardhurave për klubet e futbollit.

Sipas tij, futbolli shqiptar sot është i sëmurë dhe ka nevojë për ndërhyrje emergjente për ta shëruar atë.

Kliko per me shume info

Duke iu referuar rivalit të tij, Armand Duka, Fino ironizoi duke deklaruar se premton se bëjë ato të cilat nuk i bëri në 16 vite.

“I paske bërë me defekt këto Duka, më duket se spaske para (për mikrofonat)”- e nisi me batutë Bashkim Fino fjalën përpara anëtarëve të Asamblesë.

“Sot jemi në një ditë të rëndësishme kur përmes votës tuaj, futbolli ynë ka mundësinë të hyjë në një etapë historike, drejt zhvillimit dhe integrimit euioprian. Futbolli është më shumë se një lojë, do të thotë shoqëri e shëndetshme, me optimizëm, të bashkuar, të integruar, më shumë futboll do të thotë më pak ilaçe, më pak drogë e fenomene të dëmshme në shoqëri.

Unë jam sot këtu për të kërkuar votën tuaj. Nuk kërkoj votën për personin tim. Unë kërkoj të më votoni për platformën dhe programin që prezantoj, për kapërcimin e një serë problemesh serioze

Presidenti i sotëm kërkon votën pas 16-vitesh për të bërë ato që s’i ka bërë në këto 16 vite. Futbolli sot është i sëmurë, kampionati shqiptar është një nga kampionatët me besueshmëri më të ulët në Europë. Futbolli sot është i pastrukturuar dhe një lodër në duart e pak personave të pasur. Dëgjuam që është bërë infrastrukturë në futboll, shumë mirë që janë bërë sepse me paratë e futbollit janë bërë. Kjo nuk ëhst ëmeritë e vecantë e drejtuesve të FSHF. Me cfarë efektiviteti janë investuar këto, me cfarë kriteresh janë zgjedhur. A ka pasur preferenca? Cili është raporti për shpenzime luksoesh? Justifikimi nuk është që na janë miratuar këtu, janë ngritur duart.

Platforma ime është e qartë, në bashkëpunim me organet e pushteti vendor, ne do jemi shumë të rëndësishëm për të realizuar dhe bërë 5 stadiume. Angazhohem për ndëritmin e fushës së re sportive për çdo bashki. Do krijohet liga profesioniste, me frymë, përvojën më të mirë evropiane. Ne do finanocjmë projekte. Do iu drejtohemi miqve tanë të UEFA dhe FIFA, nga të cilët nuk do na mungojë ndihma. Numri i futbollistëve do rritet tre herë. Për klubet do trefishohen të ardhurat aktuale. Një objektiv i tillë është i arritshëm, përmes shkurtimit të

Shfrytëzimi më me eficensë i të drjetës televizive, i reklamave, biletave. Puna me ekipin kombëtar do jetë në vëmendjen kryesore, do përmirësojmë strukturat përkatëse, do sjellim prurje të reja nga taletet. Çdo ndryshim nis nga vetvetja ndaj dhe kjo reformë do nisë nga reformimi i brendshëm i FSHF. Do ketë transparencë të plotë në punën dhe vendimet e organeve të FSHF, që ka munguar deri sot.

Ne do të aplikojmë tolerancë zero ndaj dhunës dhe trupimit të ndeshjeve. Këto janë vetëm disa nga piketat bazë të platformës. Kërkoj votën tuaj jo për atë që ka ndodhur nët ë shkuarën, angazhohem para jush se vetëm nëpërmjet transparencës dhe mirëorganizmin do trefishojmë fondet. Fondet nuk mund të jenë për presindetin dhe administratë, por për sportdashësit. Futbolli do përdoret nga të gjithë shqiptarët, së basku te hedhim themelet e një futbolli modern.

Futboll kudo dhe për këdo. Z.Surkis jam dakord ë të mos ndërhyjnë palët e tjera. Suksesli nuk është rastësi, lind me më shumë punë, studim, sakrifica, dashuri për punën që bën. Platforma jon është ndërtuar me më shumë dashuri, më shumë dhe pas një studimi të gjatë. Dashuria ime e pakufishme për futbollin do jetë garancia më e mirë për suksesin tonë të përbashkët”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.