Tjetër shpërthim në Fier, IKMT: Kjo godinë do shembet, qëndroni larg!

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë sot me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Fierit. Objekti pesë katësh ndodhet pranë vendit ku vetëm një javë më parë, IKMT shembi në të njëjtën mënyrë, pra me lëndë eksplozive, dy objekte të tjerë përafërsisht të të njëjtën madhësi.

Për prishjen e këtij objekti, specialistët e IKMT kanë hapur në trupin e objektit 400 furnella (vrima) dhe do të përdorin gjashtë kilogramë lëndë plasëse.

Kliko per me shume info

Janë marrë masat me thaës rëre dhe skela për mbrojtjen e objekteve që ndodhen pranë. Shpërthimi do të kryehet në orën 12.00.

Ky aksion i IKMT është në kuadër të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit. IKMT rilajmëron se ndërtesat që ndodhen pranë objektit ku do të kryhet shpërthimi duhet të mbajnë hapur dyert dhe dritaret për të shmangur valën goditëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here