Fier, gjendet i pajetë në banesë 33-vjeçari

Aktualitet

Një 33-vjeçar në Fier është gjendur i pajetë në banesën e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin R.B. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 shkurti” në qytetin e Fierit. Trupi i pajetë është gjendur nga familjarët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia njofton se nuk kishte shenja dhune në trup, sakaq dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në datën 27.02.2018, rreth orës 18:30 në lagjen "8 Shkurti" Fier, është gjetur në banesë nga familjarët pa shenja jete shtetasi R.B, 33 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shënja dhune apo dëmtime të tjera. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT