Patatja mbetet stok në Korçë, Rama, fermerëve: Kultivoni kulturat që kërkohen nga tregu

Fermerët e Korçës përcollën shqetësimin e tyre disa ditë më parë, pasi patatet e kultivuara gjatë sezonit të kaluar, u kanë mbetur stok, pasi nuk kanë treg.

Shqetësimit të tyre i është përgjigjur ditën e sotme kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti me studentë të Universitetit të Bujqësisë.

Kliko per me shume info

Rama tha se fermerët duhet të kultivojnë kultuar që i kërkon tregu, pasi sipas tij në këtë mënyrë prodhimet e tyre nuk mbeten stok.

“Në zonën e Korçës ka një problem, ka mbiprodhim të patates, por nuk ka treg. Dhe kthejnë sytë nga qeveria, a thua se qeveria do t’u blejë patatet. Kjo është ekonomi tregu. Mbjellin të gjithë patate dhe u ngelet pa shitur. Në treg patatja e tyre del në një moment kur preferohet patatja e Kukësit, dhe në një kohë kur del patatja e Myzeqesë. Ndaj duhet të heqin dorë nga kultivimi i patates. Ata duhet të kultivojnë kulturat që kërkohen nga tregu”, u shpreh kryeministri Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.