FOTO/ Kush është ish-anëtari i bandës së Gjin Nikës që u kap me armë, zbulohet e shkuara e errët

Personi që shihni në foto është 27-vjeçari nga Pogradeci, Fajton Bono, i cili u arrestua sot për armëmbajtje pa leje.

27-vjeçari u arrestua pas një hetimi 1 mujor, në një lokal në Pogradec pasi lëvizte lirshëm me një pistoletë ‘TT’, bashkë me 6 fishekë.

Kliko per me shume info

Bono rezulton emër i njohur për policinë pasi është arrestuar disa herë më parë për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se 27-vjeçari është skeduar nga policia si person me prirje radikale, pasi dyshohet se ka luftuar për disa muaj në Siri, përkrah grupit ekstremist ISIS, akuzë për të cilën ai u arrestua dhe u la i lirë për mungesë provash.

Po ashtu, pak kohë më parë Fatjon Bono u kap nga policia në kryeqytet, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal të Gjin Nikës i cili është vrarë disa vite më parë. Edhe në këtë rast ai u la i lirë.

Po ashtu 27-vjeçari është arrestuar edhe për plagosje të rëndë me dashje, armëmbajtje pa leje dhe kanosje.

Mes të tjerash thuhet se në vitin 2016 Bono ka grabitur dhe ka rrëmbyer për rreth dy orë një person nën kërcënimin e armës, ndërsa i mori atij afro 15 m dru zjarri prani fshatit Vërdovë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.