Faktet e reja: Ja ku ishin rrahur “bisha” greke me Devi Kasmin para se ai të ekzekutohej

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, i cili dyshohet si ekzekutori i Devi Kasmit që u vra me 9 plumba ditë më parë në Tiranë, u arrestua dje, bashkë me të persona të tjerë.

Efthymious, grek, ish-efektiv i forcave special greke, siç raporton ‘Report TV’ është lokalizuar pas rrëfimeve të familjarëve të Kasmit.

Kliko per me shume info

Dyshimet se një shtetas i huaj ishte i përfshirë në ekzekutimin mafioz të Devi Kasmit, u ngritën menjëherë sapo të afërmit e Kasmit informuan policinë se njeriu i tyre, tri ditë përpara se të vritej, kishte patur një debat në palestër, me një person që nuk ishte shqiptar, pra shtetas i huaj.

LEXO EDHE:  Nëna 15-vjeçare sjell në jetë foshnjen në lulishten e Durrësit

Sipas tyre, personi në fjalë ishte i gjatë rreth 1.80 dhe mbante mjekër. Me këto karakteristika e përshkroi edhe Mario Meshini, personin që i qëlloi para syve ish-mikun e tij, të cilin dyshohet se e nxori në pritë.

Në dritën e këtyre fakteve, grupi i hetimit u vu në kërkim të një vrasësi me pagesë i ardhur nga vendet fqinje.

LEXO EDHE:  Transportonin emigratë afganë, arrestohen dy persona në Gjirokastër, ja emrat

Sipas burimeve, imazhet a para të shtetasit grek janë fiksuar nga kamerat e palestrës, ku ishte zhvilluar konflikti.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here