Ermonela Jaho nominohet në “International Opera Awards”

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është nominuar sërish për trofeun “International Opera Awards”, çmimin të cilin e fitoi si këngëtare lirike për vitin 2016.

Edhe pas këtij çmimi të madh që konsiderohet si “Oscar”-i i Operës, Ermonela Jaho gjatë vitit 2017 ka shkëlqyer me rolet e saj në skenat operistike botërore.

Kliko per me shume info

Vlerësimet e jashtëzakonshme të kritikës dhe të mediave botërore kanë bërë që Ermonela Jaho të nominohet sërish si zëri më i mirë për trofeun “International Opera Awards”. Në faqen zyrtare të këtyre çmimeve, Jaho është nominuar përkrah emrave si, Malin Bystrom, Carmen Gianattasio, Barbara Hannigan, Hui He dhe Eva Maria Westbroek.

Çmimet ndërkombëtare të Operës do të shpallen më 9 Prill në Londër, në një mbrëmje gala.

Ndërkohë artistja shqiptare me famë botërore premton një axhendë të pasur me produksione të shkëlqyera në teatrot më mëdha botërore.

Jaho po përgatit debutimin e saj në Pekin përkrah legjendës së operas Plaçido Domingo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here