Ermali e ofendoi në emision, moderatori i përgjigjet plot thumba kolegut

Showbiz

Elvana Gjata nuk ka asnjë pishman apo qejfmbetje në lidhje me eleminimin e saj nga talent shoë ‘Ethet e së premtes mbrëma’. Asokohe 15 vjeç, këngëtarja është e vetëdijshme se zëri i saj nuk ishte formuar plotësisht, ndaj zgjedhja e Besmir Metanit për të vazhduar garën dhe skualifikimi i saj ishin një zgjedhje e drejtë.

Të paktën këtë na la të kuptojmë e pyetur në “Xing me Ermalin” rreth eksperiencës së saj të parë në muzikë, por Ermal Mamaqi është i revoltuar. Mbase për shkak të shoqërisë së tij të vjetër me Elvanën, moderatori ka shpërthyer në emision kundër Besmir Metanit, që aktualisht bashkëdrejton emisionin e mëngjesit në Ora News shkruan anabel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ishe te Ethet? A të skualifikuan?” pyet ai Elvanën. “Ka qenë në garë për skualifikim Elvana Gjata dhe Besmir Metani. Elvanën e skualifikuan dhe Besmir Metani vazhdoi garën. Dmth Besmir Metani qëndroi, Elvana Gjatën e skualifikuan. Dhe Besmir Metani vazhdoi garën. Besmir Metani! Nuk di dmth. Besmir Metani!” Moderatori përmendi shumë shpesh emrin e Besmirit si për ta ironizuar, duke përmendur madje dhe përciptaz faktin që ai tani prezanton një emision mëngjesi, ndërsa Elvana bën këngë me David Guetta-n.

Elvana tha se Besmiri kishte një zë shumë të mirë, ndërsa ajo ishte e vogël dhe zëri nuk i ishte pjekur ende. Dhe vendimi për të prezantuar një emision mëngjesi është zgjedhja e Besmirit.

Sigurisht, Ermali e përfundoi diskutimin duke thënë se Besmirin e ka shok dhe koleg. Dhe kështu iku ky muhabet.

Deri dje, kur Besmiri iu rikthye në Instagram nëpërmjet një sqarimi të vogël.

“Nuk hoqën Elvanën për të më lënë mua, ishte strategjia e Atij që të na spostonte ne që kishim më shumë vota se sa gjithë pjesa tjetër e grupit që të përgatiste rrugën për çfarë kishte planifikuar ay. Edhe mos të të duket çudi që kam pasur me shumë vota se 6 të tjerët bashkë. E sa për zërin tim o zoti këngëtar, un s’di si të marrin kompjuterat përsipër ty.”

Një komenti i tillë është përmbyllur me një ‘Ermal, je loti vu’ megjithatë ndjekësit e tij e kuptuan mirë ironinë.

Dikush e quajti të sforcuar dhe të skaduar humorin e Ermalit që tenton t’i ulë vlerat dikujt ‘në mënyrë shoqërore’ dhe pas kësaj Besmiri shkruante se për të e rëndësishme është që njerëzit të bëjnë diferencën.

Madje moderatori theksoi disa herë, që komenti kishte qenë miqësisht dhe në konfidenca e sipër, e njëjta gjë që Ermali tha pas komenteve të tij në emision.

ME TE LEXUARAT