Ermal Meta shkon në “C’è Posta per Te”, bën të qajë të madh dhe të vogël me surprizën

Këngëtarët Ermal Meta dhe Fabrizio Moro ishin të ftuar në programin “C’è Posta per Te”. Nga ku kanë dhuruar emocione pafund.

Në emision, një burrë i cili sapo kishte kaluar një luftë serioze me një tumori, ka pasur dëshirë që t’i bëjë një surprizë gruas dhe dy vajzave së tij, për t’i falënderuar dhe për t’u kërkuar falje.

Kliko per me shume info

Ai ka kërkuar ndihmë nga dy këngëtarët, pasi ata kanë qenë të preferuarit e tyre dhe vajzës, ndërsa Ermali dhe Fabrizio kanë pranuar me kënaqësi.

“Historia e babait tuaj na dha shumë forcë dhe na bëri të kuptojmë se jeta duhet të merret më lehtë”, thotë Fabrizio.

“Ky ishte një mësim i bukur dashurie dhe jam i sigurt që do ta bëj një këngë “, tha Ermali ndërsa të gjithë kanë qenë të përlotur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.