Erdogan kërcënon Greqinë: Mos bëni gabim, do përballeni me pasoja

Pas incidentit që ndodhi mbrëmjen e kaluar në mesnatë mes anijeve greke dhe turke, Presidenti i Turqisë Erdogan ka paralajmëruar Greqinë qe te beje kujdes pasi do te perballet me pasoja.

“Paralajmërojmë ata që janë përtej kufijve në Qipro dhe në Egje që të mos ndërmarrin veprime të gabuara“, deklaroi Presidenti Erdogan.

Kliko per me shume info

Duke folur në një aktivitet politik, Erdogan i dërgoi një mesazh të qartë Greqisë. Shtypi grek e ka konsideruar kërcënim dekaratën e Presidentit turk. Ndërkohë, nga zyrtarët grekë nuk ka ende asnjë reagim për tensionet në detin Egje.

Në mesnatë, në ishullin Imia një anije e Gardës Bregdetare turke përplasi skafin e Rojes Bregdetare greke duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Shtypi grek e konsideron të qëllimshëm këtë veprim, dhe sipas tyre, tensionet vazhduan me shkeljet e hapësirës ajrore të Greqisë nga avionë dhe helikopterë të Turqisë që kryen stërvitje ushtarake. Ishulli Imia ku ndodhi incidenti, është i ndarë në dy territore mes Turqisë dhe Greqisë.

1 COMMENT

  1. Ka ardh koha qe GREKU te paguaje gjith poshtersite qe I ka bere SHQIPTAREVE dhe jo vetem
    Duhet te kerkojme ndeyshim kufijsh edhe ne cameria. Duhet te bashkohet me shqiperine der ne preveze jan toka autoktone shqiptare nderkohe qe greku me poshtersine e tij shpiku vorio epirin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here