Epidemi gripale në urgjencën e Tiranës, vetëm 24 orët e fundit trajtohen 500 fëmijë

Një situatë epidemike është konstatuar ditën e fundit në urgjencën pediatrike të QSUT-së.

Rreth 500 fëmijë kanë marrë shërbim ambulator në urgjencën e Tiranës vetëm 24 orët e fundit. Po ashtu, situatë alarmante është edhe për shkak të numrit të lartë të fëmijëve të prekur me fruth, kategori që ka prekur kryesisht fëmijët nën 1 vjeç, të cilët nuk janë të vaksinuar (vaksina e fruthit injektohet nën 1 vjeç). Deri tani janë konstatuar 44 fëmijë me fruth, ndërsa ditët e fundit janë konstatuar dy raste të reja.

Kliko per me shume info

Ndërkohë, nëse bëjmë një krahasim me vitin e shkuar numri i të prekurve nga virozat është thuajse i njëjtë, kur qeveria mbylli shkollat dhe kopshet për të mos përhapur më tepër epideminë virusale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.