Eno Popi pozon pranë partneres me barkun rrumbullakosur

Kliko per me shume info

Eno Popi do të bëhet baba për herë të parë i një vajze. Ka qënë kolegia e tij, Arbana Osmani, e cila e ftuar në emisionin ”100 milionë” ka zbuluar surprizën. Më pas nëpërmjet një postimi në Instagram moderatori i Top Channel ka konfirmuar lajmin.

Ndjesinë më të bukur të jetës së tij Eno e ka rrëfyer së fundmi në një intervistë për revistën ”Class”.

Kliko per me shume info

”Ndodhi komplet ndryshe nga 1001 mënyrat që kisha në kokë, që nëse një ditë do më vinte ky lajm, sesi do e përjetonim. Në kokë kisha tjetër ide komplet. Ka qenë ditë me shi, në ato muajt e parë të rikthimit në punë pas sezonit veror. Atena më merr dhe më thotë vetëm shih telefonin, ku më kishte nisur fotot e një testi paraprak.

Pasi e pashë pata një hutim, por edhe gëzim dhe një trembje po aq nga pasiguria e asaj që po shihja. Analizat e mëvonshme na vërtetuan gjithçka dhe aty filluan mijëra mendime në kokë.”, rrëfeu Eno për momentet e para se si e mësoi lajmin që do të bëhej prind.

Një frikë e madhe por edhe një gëzim i paprovuar më parë e pushtoi moderatorin e njohur.

“Ne jemi gati dhe rrjedha e jetës sonë do të ndryshojë tashmë. Por dhe ne si të gjithë. Me shumë dashuri dhe sakrificë”, tha Eno duke zbuluar që si çdo shqiptar donte që fëmija i parë të ishte djalë, por tashmë janë mirënjohës për ndjesinë që po përjetojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.