Enca i tha:“Gjyshe gjallë qenke”, Rosela Gjylbegu i kundërpërgjigjet

Rosela Gjylbegu dhe Enca janë përfshirë në një sherr me njëra-tjetrën që me sa duket nuk po përfundon.

Shkak u bë Rosela, e cila e pyetur në “Shiko kush Luan” se cila do të ishte këngëtarja që nuk do të bashkëpunonte kurrë dhe përgjigjja e saj ishte “Enca”.

Kliko per me shume info

Kaq mjaftoi dhe reagimi i Encës ishte i menjëhershëm, madje i mbushur me hakmarrje dhe ofendime.

“Hahaha as unë s’do bëja kurrë këngë me Beyonce-n. Sot mora vesh se Rosela Gjylbegu qenka akoma gjallë. Gjyshe shko në shtëpi. Asnjeri nuk do të të shikojë ose të bëjë muzikë me ty’, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, ditën e sotme, duket se edhe Rosela i është kundërpërgjigjur Encës me disa postime në “Facebook”.

“Nuk ka ironi më depresive për një shoqëri, se sa kur promovon veset e saj”, ka shkruar Rosela krahas publikimit të këngës së saj “Bon Zo” në “Facebook”.

Jo vetëm kaq, por ajo ka publikuar edhe një foto të sajën të cilën e ka shoqëruar me një përshkrim domethënës.

“Mund të isha bërë shumë gjëra, por zgjodha të jem vetvetja”, shkruan Rosela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.