Negociatat Shqiperi-Greqi për kufirin detar, zbardhen emrat e grupit negociator

Kliko per me shume info

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaroi se i është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës lidhur me negociatat e shtetit shqiptar me Greqinë.

Një nga kërkesat ishte të përcaktohej qartë se kush do të jetë personi që do të udhëheqë Grupin Negociator dhe kush janë anëtarët.

Kliko per me shume info

Ministria ka bere me dije emrat e grupit negociator me Greqinë.

Bashkëkryetar:
Armand Skapi nga Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme
Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare.

Anetar
Artur Mecollari, i larguar nga ushtria ne vitin 2012
Arsen Mullai,
Viktor Doda,

Aida Hajna zv/drejtoresha e Policisë
Ardjan Bylyku, drejtori i AKBN

Më 20 shkurt presidenti ktheu kërkesën e ministrit Bushati për dhënien e ploftuqishmërisë duke kërkuar sqarime për tre pika.

Në arsyetimin e presidentit shkruhej se ishin të paqartë edhe elementet konkretë të objektit të kërkimit për negocim për të cilin i kërkohet Presidentit i Republikës Autorizim për Plotfuqi.

Për çfarë pretendimesh konkrete territoriale bëhet fjalë?

Ku do te perdoret barazlargimi strikt dhe i korrektuar ne vijën e demilitimit ?

Ndërsa në konferencë për shtyp presidenti sqaroi se ai nuk mund të vihej përpara faktit të kryer për një marrëveshje të mundshme të detit, pa u konsultuar më parë.

“Presidenti nuk mundet të firmosë një letër të bardhë dhe njëkohësisht dhe me disa probleme që kanë nevojë të saktësohen” – u shpreh Meta më 20 shkurt 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.