Elbasan, del para gjykatës grupi i atentateve me tritol, gjashtë lihen në burg

Aktualitet

Ditën e sotme kane dale para gjykatës së Elbasanit të arrestuarit e operacionit "Porosia" i cili u ndërmor mbrëmjen e 7 shkurtit dhe vazhdoi me pas per disa dite me radhe.

Gjykata ka vendosur ndaj shtetazsve Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Kristian Petani, Edmond Abazi, Gazmor Kokla dhe Ergest Lipo masen e sigurise "arrest me burg"

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Gjatë operacionit u sekuestruan eksploziv, armë dhe drogë.

Gjyqtari Ramazan Adviu ishte ai qe pasi degjoi kerkesat e prokurorise, dha me pas vendimin për masën e sigurisë.

Shtetasve Geraldo Yzeirllari dhe Kristi Maxhari iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 82 kallëpe e dyshuar si lëndë plasëse tritor. Shtetasit Edmond Abazi iu ëshët gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sattiva.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gazmor Kokla në Gramsh janë gjetur 1 armë automatik, një pushkë model 56 dhe një sasi prej 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si edhe një sasi e konsiderueshme vlera monetare."

Në kërkim janë shpallur Egdi Hysnellari dhe Rexhep Kasa. Grupi dyshohet si i përfshirë në atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër më 13 janar 2018.

ME TE LEXUARAT