Ekzekutimi në Tiranë, ky është detaji që llogaritën me përpikmëri atentatorët

Një atentat tipik mafioz ka ndodhur para pak minutash në Tiranë nga i cili mbeti i vrarë 64 vjeçari Memli Begalla.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ai është parë i shtrirë në tokë nga banorë të zonës në rrugën Nikolla Tupe në ish-Bllok.

Kliko per me shume info

Nga dëshmitë e banorëve mësohet se nuk është dëgjuar asnjë zhurmë të shtënë gjë e cila bën policinë të dyshojë se kemi të bëjmë me atentatorë profesionistë, të cilët kanë përdorur silenaciator.

Një element tjetër që kanë llogaritur atentatorët ka të bëjë me kohën e atentatit.

Ata kanë zgjedhur ditën e sotme, në të cilën vëmendja gjatë kesaj periudhe të mbrëmjes është tek supersfidat e Champions League, ndërsa lagjet zhurmojnë nga altoparlantet e lokaleve që transmetojnë ndeshjet.

Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar, por nuk ka ende një pistë të qartë hetimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.