Detaje të reja për vrasësin e Devi Kasmint, ka qenë ish-oficer i forcave speciale greke

Aktualitet

Ardi Veliu, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës ka dhënë detaje tronditëse për ekzekutorin e Devi Kasmit  i cili u qëllua për vdekje me 5 plumba në zonën e Pediatrisë në Tiranë më 28 janar.

Ekzekutori është shtetasi grek Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues në Artë të Greqisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pyetur nga gazetarët nëse ky shtetas ka precedentë të mëparshëm penalë, Veliu ka zbuluar detajin tronditës. Më herët Efthymiou Efthymious ka punuar si punonjës si forcave speciale policore greke.

Ai ka mbajtur këtë detyrë nga vitit 1992 deri 2012 kur është përjashtuar nga kjo strukturë pasi është konstatuar se merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

ME TE LEXUARAT