Edi Rama, pedagogëve: Mos më acaroni, unë pres koka

Politikë

Nga njëra anë artistët i kanë dalë kundër, nga ana tjetër pedagogët kanë paralajmëruar protesta kundër qeverisë. I ndodhur në mes të dhjetëra skandaleve, daljet publike të Edi Ramës janë kthyer në dalje kërcënuese ndaj atyre që ai ka përballë.

Kështu ndodhi edhe sot kur përballë kishte pedagogët e senatit të Universitetit të Tiranës, të cilët ditët e fundit kanë akuzuar qeverinë për pagat dhe situatën ku ndodhen universitete private.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata kanë hedhur akuza se Ligji i Arsimit që është bërë nga qeveria është skandal. Këto ankesa të pedagogëve kanë bërë që sot Edi Rama të mos ishte normal në përballjen me ta.

Madje me ton pak të ngritur kreu i qeverisë iu drejtua Senatit duke i thënë: “Nëse kërkoni që qeveria mos të merret më me paga jemi dakord, rritini vetë, ulini vetë, diferencojini vet. Jeni bishti i kavallit i të gjithë universitete të Shqipërisë. Për këtë s’ka faj as reforma, as ligji, as aktet nënligjore. Secili të mbajë përgjegjësinë e vet. Ne tonën, ju tuajën”.

“Ne morëm një vendim për rritjen e rrogave por kjo është hera e fundit se i takon çdo Universiteti të vendosë për rrogat. Dikush të marrë më shumë dikush më pak, në varësi të kontributeve dhe performancës. Duhet të mbarojë historia që marrin të gjithë njësoj si një pedagog që mban shkollën në këmbë dhe një tjetër që e merr rrogën kot. Po kjo është një punë që e bën universiteti jo qeveria. Qeveria sulmohet për tarifat, nuk i vendosim ne, i vendos universiteti. Qeveria vendos një tavan për të shmangur abuzimet.

Jeni të zgjedhur, flamurin e autonomisë e keni, tundeni. Mund të çohen nja 10-15 pedagogë e të thonë të ndryshohet ligji, kjo nuk ndodh, nuk bën vaki, ligji duhet zbatuar. Por ligjet mund të ndryshohen kur shihet që nuk funksionon diçka. Mos me çoni tek pika fundore, se ligji na e lejon te ndërhyjmë, por unë nuk dua. Po vajtëm tek ajo pikë, aty duhen prerë koka” – tha Rama.

ME TE LEXUARAT