E rëndë, pas Florenc Beqirajt, sërish dhunë ndaj shqiptarëve në burgun e Francës

Mesa duket eshte perseritur historia e Florenc Beqirajt, shqiptarit te vrare ne burgun e Marsejes. Vetëm dy muaj pasi 23-vjeçari u masakrua në burg dhe ndërroi jetë pasi kaloi në koma, përsëritet një histori e ngjashme.

Një video e rëndë është publikuar nga JOQ . Disa të rinj shqiptarë, kanë arritur të filmojnë brenda një burgu në Francë, masakrën që i është bërë një bashkatdhetari të tyre.

Kliko per me shume info

Në video mund të shikohet qartë djali i cili shtrihet për tokë, ndërsa në shumicën e kohës një polic që i vërsulet ashpër.

Të rinjtë që kanë dërguar videon theksojnë se:

Djali është masakruar, i kanë thyer krahun dhe e kanë lënë në ambientet e jashtme të burgut. Policët ose kanë dorë, ose nuk u plas për ne, se vetëm ashpër sillen”

Në sfond dëgjohen të sharat e të rinjve kundrejt policëve, që siç duket nuk kanë shmangur ngjarjen dhe sigurisht, nuk mungojnë as të sharat ndaj shtetit shqiptar dhe kryeministrit Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.