E rëndë në Sarandë, vdes vajza e re, kishte konsumuar overdozë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një vajzë 27 vjeçe ka humbur jetën në spitalin e qytetit.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, e reja me inicialet Elsa S., ka humbur jetën një ditë më parë.

Dyshimet e para janë se, ajo kishte konsumuar një overdozë, sepse njihej si përdoruese droge.

Kliko per me shume info

Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Më datë 14.02.2018, në spitalin rajonal, është dërguar me ambulancë nga Saranda në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë, shtetasja E.S, 27 vjeçe, banuese në Sarandë.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga overdoza, pasi ka qenë përdoruese e lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.