E rëndë në Itali, shqiptari i jep fund jetës në stacionin e trenit

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku fatkeqësisht viktima është një i ri shqiptar. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur mëngjesin e djeshëm, por sot është identifikuar viktima. Bëhet fjalë për një të ri shqiptar me inicialet R. E., 30 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në stacionin e Desios, në Monza, Itali. Viktima banonte në këtë zone.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas të dhënave të mbledhura deri më tani nga policia, viktima që banonte pranë zonës ku ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë, kishte probleme me sjelljen dhe në janar të vitit 2015 ishte arrestuar për një tentativë vrasje, ngjarje e ndodhur në Muggio, ku jetonte më parë.

Sipas të dhënave të deritanishme nga policia italiane, dyshimet janë se ai është hedhur në shinat e trenit pak sekonda para se ai të mbërrinte afër stacionit.

Përplasja ka qenë e menjëhershme dhe nuk ka pasur asnjë mundësi për të shpëtuar.

ME TE LEXUARAT