E papritur, “nusja” e Elvis Pupës bëhet pjesë e Portokalli

Të gjithë e njohin bashkëshorten televizive të aktorit të humorit Elvis Pupa.

Pas miqësisë së hershme si studentë të Akademisë së Arteve, jeta i bashkoi sërish në ekran EglaCenon dhe Elvis Pupën në një “martesë televizive”.

Kliko per me shume info

Të dy u shndërruan shpejt në dyshen e famshme të ekranit, nga episodi në episod, si në një reality show, për të sjellë situatat më reale mes një çifti të martuarish në Shqipëri. “M’fal për shprehjen”, programi humoristik i Elvis Pupës, e solli Eglën në një profil të ri e shumë të dashur, sidomos për çdo çift shrkuan class.

LEXO EDHE:  E kritikuan për kilet e tepërta, Jul Deda merr vendimin e madh

Pas këtij projekti, Egla është fokusuar në Teatrin Kombëtar për një shfaqje të re, “Makbeth”, që do të vihet në skenë në fund të muajit shkurt. Por së fundi është mësuar se ajo mund të jetë edhe hyrja më e re e “Portokallisë” në Top Channel.

Në një intervistë të fundit për “Lart e poshtë”, Egla ka konfirmuar se është në bisedime për të qenë pjesë e programit humoristik, por kjo akoma nuk është vendosur: “Aktualisht jam e impenjuar në tjetër vend. Kam pasur biseda me drejtuesit e “Portokallisë”, por jam akoma në biseda. Të shohim ç’do të na sjellë sezoni i ardhshëm”,- ka thënë aktorja pa dashur të konfirmojë publikisht nëse do të jetë pjesë e sezonit të ri apo jo.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here